Relator gjyqtari profesionist Sokol Binaj/Sot gjykata e lartë vendos për Salianjin: O burg ose lirohet!

Gjykata e Lartë do të vendosë sot (e martë) mbi kërkesën e deputetit demokrat Ervin Salianji, për pezullimin e ekzekutimit të vendimit mbi dënimin e tij me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Apelit.

Vendimi do të merret në orën 13:20 në Dhomë Këshillimi me gjyqtar relator Sokol Binaj, i cili njihet si një ndër gjyqtarët më profesionist dhe me më integritet në krejt sistemin gjyqësor shqiptar.

Ndërkohë, që mbrojtja e Salianjit ka depozituar sërish këtë të hënë, argumenta shtesë mbi të cilat kundërshtojnë vendimin e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm të Tiranës.

Ervin Salianji u vetëdorëzua në polici pas vendimit të Apelit që la në fuqi atë të Shkallës së Parë, për heqjen e lirisë me 1 vit, mes kontestimeve të shumta të një procesi që u konsiderua nga deputeti, si politik.

SHKARKO APP