Rëndohet bilanci në Itali, 760 viktima dhe 4668 të infektuar në 24 orët e fundit
Italia vazhdon ditët e pikut më të lartë të pandemisë.
Gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 760 viktima e numri i tyre ka shkuar në 13 915.
Pacientët e infektuar deri më sot me koronavirus janë 115 242 e gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 4668 pacientë më shumë.
4053 po kurohen në repartet e terapisë intensive, 28 540 në struktura spitalore e 50 456 në kushte izolimi shtëpiak.
Çdo ditë po rritet në mënyrë të ndjeshme dhe numri i pacientëve të shëruar.
Deri më sot janë 18 278 pacientë të shëruar e janë 1431 pacientë të shëruar më shumë se një ditë më parë.
Në rajonin e Lombardisë numri i viktimave është deri më sot 7960 e pacientët e infektuar kanë arritur më 46 065.
Gjatë 24 orëve të fundit janë 367 viktima më shumë se një ditë më parë e 1292 raste pozitive më shumë. Në Itali deri më sot janë kryer 581 232 tamponi.