Vazhdon tmerri në Itali, sot 743 të vdekur. Arrin në 6820 numri total i viktimave
Dita e sotme ka shënuar një tjetër bilanc negativ në Itali. Numri i viktimave me koronavirus gjatë 24 orëve të kësaj është 743 duke e çuar numrin total në 6820.
Numri i personave të infektuar është 69 176. Sot janë regjistruar 5259 raste më shumë. Dy ditët e fundit kishte një rënie të viktimave ku dje ishte 601, por sot është regjistruar dita e dytë më e keqe me 743 viktima.
Pavarësisht shifrave të frikshme me viktima, ekspertët deklarojnë se pozitive është rënia e numrit të infektuarve. Gjatë tre ditëve të fundit ka një ulje të personave që rezultojnë me koronavirus.
Rajoni i Lombardisë ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 402 viktima më shumë. Numri i të infektuarve në këtë rajon është 30 703 e numri i viktimave 4178. Në Itali janë kryer deri më sot gjithësej 296 964 tampone.
Rajoni më numrin më të pakët të pacientëve është rajoni i Molises me 73 raste e 8 viktima.
Rajoni i Bazilikatës vazhdon të mos ketë asnjë viktimë me koronavirus e 92 persona pozitive me COVID -19.
Mbi 1000 raste me koronavirus janë regjsitruar deri më tani në rajonin e Puglias