Rënia e rasteve me Covid-19, Shehu: Çfarë logjike e mbrapshtë fshihet?

Sot Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë ulur rastet me Covid-19. Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, shtron një dyshim të tij se çfarë fshihet pas uljes së numrit të testimeve. Sipas tij, numri total i testimeve po përgjysmohet, kur ai duhej shumëfishuar.

Postimi i plotë

Cfare logjike e mbrapshte fshihet mbas uljes se numrit te testimeve! Heshtja per c’po ndodh fsheh jo vetem deshtime dhe amulli, por dhe veprime te denueshme me pasoja te renda. Numri total i testimeve po pergjysmohet, kur ai duhej shume fishuar! Ndersa pozitiviteti i tyre edhe per kete sasi te vogel te realizuar ngel i larte. Pastaj raportojne qe po ulet numri i rasteve te reja!

Edhe nje nxenes i fillores e kupton qe sa me pak teste te besh, aq me pak raste do te gjesh. Ka vende diku ne Afrike, qe kane pasur sukses me kete “strategji”, se keshtu “nuk kane pasur” as vdekje Covid, as rimbursojne mjekimet.

Pakeso e pakeso, sot kemi arritur ne reth 1550 teste ne dite, me gjithe ato “te shpejtat” e ato qe behen me pagese te privati. Rama me pare foli per rritje te testimeve, foli per mijera teste te shpejta ne dite!? Dhe askush sot nuk shpjegon sa nga kjo 1550-she jane PCR qe po abandonohen, sa jane “te shpejta” e sa te privatit! Nje kolege me thote, kot lodhesh te kerkosh logjike ne keto veprime, eshte sikur te kerkosh logjike ne “Pyetjen e Shvejkut”!

Por kjo nuk me bind, nuk besoj se vetem mungesa e arsyes te con deri ketu, me shqeteson mendimi cfare mbrapeshtie fshihet mbas budallallekut. Dhe me shume gjasa nje logjike makaber “Ta leme gjendjen te tille, pa te dhena, pa testime, te centralizuar hermetikisht qe te infektohen sa me shume me sa me pak informacion, keshtu do te ndodhe imunizimi edhe pa vaksina”. Por pa llogaritur cmimin ne jete, shendet e ekonomi; nuk thone kot “ruaju budallait”.

SHKARKO APP