Renzi: Be nuk mund të bëjë pa Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë

Kryeministri italian, Matteo Renzi deklaron  mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Renzi tha se Unioni nuk mund të bëjë dot pa vendet e Mesdheut.

Kryeministri italian mbajti një fjalim 25 minutësh në Parlamentin Europian në përfundim të Presidencës së Italisë për BE-në, ku theksoi se "nuk mund të bëjmë pa Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe nuk mund të lejojmë që ky diskutim mbi zgjerimin të udhëhiqet nga frika dhe pasiguria. Në të kundërt do të mbetet në fund të botës që ndryshon me ritme të shpejta".

Renzi kujton se Europa e ndërtuar vitet e fundit shpesh ka dhënë idenë e të qenurit një Europë e mbështetur në ekonomi, e kufizuar në parametra duke e cilësuar këtë një gabim të kreut të Komisionit Claude Jean Juncker në 6 muajt e fundit të presidencës italiane, e ndërsa ky i fundit përgëzoi punën e Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

"Presidenca italiane ka bërë një punë të mirë dhe shpresoj që qeveria italiane të kujtohet për frymëzimin dhe shpirtin pro-europian”,  tha Juncker.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fjala e Kryeministrit italian Renzi është përshëndetur përmes një mesazhi në gjuhën italiane nga Kryeministri Edi Rama.

“Faleminderit Matteo Renzit për diskutimin e madh në Strasburg! Europa duhet t’i japë fund frymëmarrjes dhe frymëzimit të frikës, para se të jetë tepër vonë”- shkruan kryeministri Rama. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?