Replika të ashpra të Berishës me Ballën dhe Sterkajn

 

Sali Berisha sulmoi sot në Kuvend Taulant Ballën duke i thënë “Rri urtë ti, ti mbylle gojën, se nuk pyes unë as për horra, e as për të fortë”.

Në atë pikë ndërhyri Shpëtim Idrizi, i cili sqaroi se Balla po fliste me të. Por menjëherë më pas pati replika në sallë mes Berishës dhe Sterkajt: “Shko qëllo me ndonjë revole në QV ti”, – iu drejtua Berisha deputetit socialist të Malësisë së Madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur mori fjalën në foltore, Sterkaj iu përgjigj: “Nuk e kam përdorur pistoletën as kur kam qenë polic, e jo tani që jam deputet i nderuar në atë rreth”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur mori fjalën Balla, përgjigjet ndaj Berishës qenë të shumta: “Berisha kërkonte ndaj sekretarit të parë të parttisë së punës, merrni masa ndaj familjeve të atyre që duan të ikin me ambasada. Sot bën a thua i dhemb shpirti apo zemra dhe flet me mirënjohje për ata që 25 vjet më parë i shante dhe i cilësonte si tradhtarë të partisë”, – tha Balla.

Më pas Balla tregoi një ndodhi personale nga zgjedhjet e së shkuarës. “Kam qenë komisioner në Librazhd, ku dhe votoja për herë të parë. Në orën 14.00 të ditës së votimit një pjesë e komisionerëve të PS u largua nga QV, unë qëndrova aty. Erdhi një furgon policie, 4 policë trup-mëdhenj në qendër të votimit më drejtohen: po t’i more qen pse nuk ikën nga qv, më morën në furgon për leckash, më plasën në rajon. I fundit që mund të flasë për standarde zgjedhjesh në këtë vend ëhstë Sali Ram Berisha. Kështu i bënte zgjedhjet Berisha, të fuste një shkop gome kurrizit dhe kutitë u numëronte ai vetë”.

Lidhur me çështjen e Beketit dhe Agon Channel, Balla theksoi: “Si ka mundësi që një ish-president dhe ish-kryeministër sulmon Deutsche Bank dhe mban anën e një shkelësi gjobaxhi të paparë. Shpresoj ta kenë dëgjuar gjermanët që ta hedhin në gjyq për shpifje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?