Replika të ashpra. Tedi Blushi, Ballës: Çoje foton te SPAK, bashkë me bisedën që ke me një ministre për ekstradim
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla dhe zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi kanë shkëmbyer sot replika të ashpra.
Pas deklaratës së Tedi Blushit që i kujtonte Tulant Ballës çunat “problematikë”, zëdhënësi i Ballës, Besjan Ajazi publikoi një foto, e cila sipas tij, tregon Presidentin në një darkë në kompleksin Golden që u sekuestrua nga OFL.
Pas kësaj fotoje, Tedi Blushi i kërkon Taulant Ballës që ta çojë te SPAK dhe të marrë përgjigjen ligjore për pretendimet e tij. Ndërkohë, Taulant Ballës i kujton një sërë bisedash dhe ndërhyrjesh të jashtëligjshme për ekstradime të dënuarish, siç thotë Blushi, në zyrën e një ministrje.
“Ciu Ciu Tao Tao! Sa për foton, bie erë inceneratorësh kjo flluskë e mjerë! Por mos humb më asnjë sekondë! Çoje direkt drejt SPAK-ut ta sqarojnë ata, meqë u jep edhe direktiva publike!
Bashkë me të edhe bisedën e freskët tek zyra e një ministreshe të famshme për t’i ekstraduar të vëllanë nga Italia në Shqipëri! Publikoje më mirë vetë bisedën! Bashkë me to tregoi SPAK-ut edhe shokët e motrës! Bëj durim Tao se nuk do gjesh as ti vrimë ku të futesh! DËGJOJE prapë SOVRANIN dhe bëj durim! Me qetësi dhe drejtësi!”,- deklaron Tedi Blushi.
Deklarata e Tedi Blushit:
Deklarata e zëdhënësit të Taulant Ballës: