Replikat – Voltana Ademi vs Rama për lagjen “Xhabije” në Shkodër

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës e konsideroi domosdoshmëri ndërhyrjen që po kryhet në lagjen Xhabije.

Duke iu përgjigjur banorëve, Ademi thotë se blloku i pallateve ka një sërë mangësishsh dhe se me ndërhyrjen e parashikuar sipërfaqja e gjelbërt do të dyfishohet, do përmirësohet rrjeti nëntokësor i kanalizimeve dhe ndriçim publik ndërsa zona do të pasurohet me  trotuare dhe parkingje.

 Voltana Ademi: Me ndërhyrjen që kemi bërë kemi bërë të mundur që në zonën prej 60 mijë metra katrorë të mund të bëjmë tërësisht infrastrukturën nëntokësore, do vendosen 90 ndriçues publikë dhe hapësira e gjelbërt do të shkojë deri në 3800  metra katrorë në shërbim të komunitetit që jeton aty

Swiss Digital Desktop Reklama

 Kryebashkiaja Ademi iu përgjigj edhe statusit të kryeministrit në facebook për këtë investim.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Voltana Ademi: I kuptoj sulmet politike. Më bën çudi që jam në statusin e kryeministrit për një projekt që është miratuar dhe parë nga vetë kryeministri, madje është vendosur i pari në radhë pasi ka qenë i katërti. Por e kuptoj kemi nisur fushatën.

Sipas kryebashkiakes së Shkodrës, me një sipërfaqe prej 59 mijë meter/katror, projekti në lagjen “Xhabije”, investim nga fondi i zhvillimit të rajoneve, pritet të përfundojë pas 7 muajsh, duke i dhënë zonës një pamje tjetër.

reagimi-rama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?