Replikat/Braçe nuk tërhiqet, e ka me drejtorët e Panaritit
Prej dy ditësh deputeti i PS-së, Erjon Braçe dhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti po replikojnë lidhur me investimet në Lushnje. Fillimisht ishte deputeti Braçe që akuzoi ministrinë për ndryshimet në drejtorinë e Lushnjes. Paraditen e sotme, ministri Panariti ka dhënë një shpjegim të gjatë lidhur me akuzat e Braçes, ku shprehet se nëse ka pasur investime në këtë zonë ato janë bërë falë punës së tij.
Por deputeti Braçe sërish këmngul në largimin e punonjësve të Bujqësisë në Lushnje. Në një postim në Facebook, Braçe thotë se nuk merret me Ministrin, por me disa të tjerë që bëjnë çfarë nuk duhet në ministri.
Postimi i plotë në Facebook:
Kjo eshte e verteta e lushnjes dhe per te nuk ka pergjigje!! As e kerkoj e as dua nje polemike me profesor Panaritin, asnjehere. E thjeshte, te dy e dime shume mire se kush ne ate ministri ben ate qe nuk duhet, domethene, asgjene-ne rastin me te mire, dem-ne rastin me te keq. Ne rastin e Lushnjes, mosveprimin me dashje duke bere dem. Dje u detyrova te shkruaj sepse u be boll; prej muajsh po mbarsej; Kam shkruar per dy ceshtje; E para, investimet,
E dyta, politika-nese mund ta quajme keshtu e burimeve njerezore.
Per investimet,i qendroj deri ne fund asaj qe kam thene: zero leke investime, zero!! Kur flas per fonde investimesh, nuk i ngaterroj kurre ato me shpenzimet operative; do ishte gabim i madh profesional ta beja une kete. Pooo e vertete eshte qe jane shtuar shpenzimet per energjine sepse hidrovoret kane punuar me fuqi maksimale, ndryshe Lushnja do ishte mbytur. Nder eshte ky?! Ku deshironi tu flas per investime; Ne vaditje, pra ne rindertim te veprave ujitese-zero leke!!
Nese eshte ndryshe mund te mi tregoje cilido; por per te me genjyer nuk me genjen dot, jam aq kohe neper fusha sa e di gjendje pellembe per pellembe. Nderkohe, po e perseris edhe nje here, i jam mirnjohes kryeministrit per dhenien e fare pak parave qe Dushku te merrte uje pas 15 vitesh, qe lugjet e Ferrasit te conin uje pas 15 vitesh poshte Spolates. Ne kullim, pra ne rindertimin e veprave kulluese-zero leke!! Ne hidrovore, pra ne tre hidrovoret e Lushnjes pa te cilet Lushnja mbytet-
5 milion leke vetem per nje pompe ne hidrovorin e Karavatase, vetem 5 milion, kaq. Dhe qe ta dini, ne hidrovorin e Karavastase jane 9 pompa dhe vetem 7 ne gjendje pune. Per Terbufin e Divjaken zero leke kur pompat aty jane te shekullit te shkuar!! Ne argjinatura, pra ne disa vepra qe mbrojne nga Shkumbini e Semani thuajse gjithe Cermen, Divjaken e ne krahun tjeter Kryetjen, Bubullimen me se shumti-zero leke. Po eshte shume e vertete qe heren e fundit jemi takuar ne argjinaturen e Shkumbinit ku une qendrova edhe 5 dite e nete te tjera;
Por ne ate argjinature, e demtuar nga njerezit, kafshet dhe e humbur ne lartesi per shkak te ndertimit shekullin e shkuar dhe mosnderhyrjes prej asaj kohe, nuk eshte investuar, as parashikuar asnje lek!!
Po mire, si ka mundesi qe te ndodhe nje ngjarje aq e rende e qe fale nderhyrjes se atyre njerezve te bordit te kullimit te Lushnjes, sot pa pune, ushtrise gjithashtu u perballua me fare pak deme dhe, te mos parashikohet asnje lek per te nderhure ne te? E dine ata qe e mbajne projektin prej nje viti ne ministri dhe jane aq te paditur, aq te paafte e aq demberes sa te mos planifikojne asnje leke.
Po eshte e vertete qe ka rreth e rrotull basenit te Semanit nje projekt te Bankes Boterore, prej nje marreveshje te vitit 2012, por ne te dy deget, Krutje e Terbuf jane investuar zero leke.
Thuhet se kete vit do behet nami. Poooo duhet ta besoj dhe une, por deri tani nuk ka mbaruar ende projekti, projekti, ne leter. Tenderat jo e jo. Korriku e gushti jane te mundshem, por ne e humbim sezonin e vaditjes kete vit dhe dyshoj se do te humbim dhe kullimin.
Dhe natyrisht pergjegjesine e mbaj une!! Deri atehere, beni pak publike investimet e buxhetuara ne Fier, Vlore, Durres, deri ne Diber po te doni dhe krahasoni. Per burimet njerezore, askush nuk te pergjigjet per kete, fare, zero dhe ketu. Dje ju tregova per dy manovratore te derguar nga Lushnja ne Finiq, sot po ju shtoj nje mjeshter te ujrave ne Lushnje, Behar Kekon-nxjerre i papune.
Dje ju thashe se degen e Lushnjes e kane lene me 3 manovratore kur Fierin e kane sistemuar me 8, gjithnje vetem per tre mjete; keshtu eshte dhe askush nuk te pergjigjet. Keta njerez kane bere punen, keta meritojne respektin maksimal, une natyrisht qe jam kalimtar.
Te tjerat jane te verteta, prodhimi dhe eksporti posacerisht, produkt i nje pune super te madhe por te investuar zero leke e te sherbyer me uje e kullim ne minimumin e mundshem. Pa cuar dem asnje lek!!
KOHA JONË SONDAZH

