Reporteri për Shqipërinë në PE, thirrje qeverisë: Anuloni paketën ligjore kundër medias

David Lega, reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, ka kërkuar nga qeveria “Rama” të anulojë paketën ligjore për median. Drafti ligjor u miratua në dhjetor me kritika të forta nga komuniteti i gazetarëve dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare për lirinë e medias.

Duke iu referuar raportit të Reporterëve pa Kufi ku Shqipëria renditet e 84-ta në 180 vende të botës, Lega thekson se është përkeqësuar liria e medias. “Kufizimi i lirisë së shprehjes, informimit e medias është i papranueshëm në një vend që aspiron për anëtar të Bashkimit Europian. Ligjet (e pezulluara) për median do e përkeqësojnë më tej lirinë e medias në Shqipëri”, deklaron Lega në një reagim në Twitter.

SHKARKO APP