Reshje të dendura shiu në Shkodër, kryetari Beci: Situata është e qetë, ekipet e bashkisë janë në terren
Qarku i Shkodrës u përfshi sot nga reshje intensive shiu. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci thotë se përballë situatës së krijuar, grupet e punës u angazhuan në terren për menaxhimin e kësaj situate. ”Fatmirësisht nuk ka pasur dëme të mëdha në banesa dhe biznese ndërkohë që situata aktualisht është e qetë dhe po monitorohet nga punonjësit dhe specialistët e emergjencave civile të Bashkisë Shkodër. Sipas parashikimeve, Shkodra do të jetë edhe nesër në prezencë reshjesh ndërkohë që të gjitha strukturat tona janë në terren për çdo problematikë”,-shkruan Beci.
Postimi i plotë
Kjo e mërkurë, përfshiu qytetin dhe njësitë administrative të Bashkisë Shkodër nga reshje intensive shiu. Përballë situatës së krijuar grupet e punës u angazhuan në terren për menaxhimin e kësaj situate, konkretisht:
43 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike
40 punonjës të Ujësjellës-Kanalizimeve
14 efektivë të Policisë Bashkiake
12 efektiv të Forcave Zjarrfikëse
18 efektiv të Policisë së Shtetit
Fatmirësisht nuk ka pasur dëme të mëdha në banesa dhe biznese ndërkohë që situata aktualisht është e qetë dhe po monitorohet nga punonjësit dhe specialistët e emergjencave civile të Bashkisë Shkodër. Sipas parashikimeve, Shkodra do të jetë edhe nesër në prezencë reshjesh ndërkohë që të gjitha strukturat tona janë në terren për çdo problematikë.