Reshjet në Shkodër/ Beci: Janë pastruar akset kryesore, po punohet në rrugët dytësore
Pas më shumë se 3 orësh reshje intensive të shiut, situata në Shkodër është përmirësuar plotësisht. Kryebashkiaku Benet Beci, thotë se në akset kryesore të qytetit nuk ka më prezencë uji, ndërkohë që tashmë po punohet në rrugët dytësore dhe në lagjet periferike të qytetit për zhbllokimin e kanalizimeve, me qëllim largimin e shpejtë të ujit.
Postimi i plotë
Pas më shumë se 3 orësh reshje intensive, situata në territorin e qytetit është përmirësuar plotësisht. Në akset kryesore të qytetit nuk ka më prezencë uji, ndërkohë që tashmë po punohet në rrugët dytësore dhe në lagjet periferike të qytetit për zhbllokimin e kanalizimeve, me qëllim largimin e shpejtë të ujit.
Siç jeni në dijeni, që nga momenti i parë, të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër kanë qenë në gatishmëri për këtë situatë, e cila u menaxhua në kohë rekord nga punonjesit e:
Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike,
Emergjencave Civile të Bashkisë,
Policisë Bashkiake,
Forcave Zjarrfikëse dhe
Ujësjellës Kanalizime Shkodër
Policia e Shtetit
Dua të falënderoj edhe banorët e Shkodrës, të cilët iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së Bashkisë Shkodër për bashkëpunim.