Retrospektivë e tranzicionit: Kabineti i Qeverisë së Stabilitetit (qershor-dhjetor 1991)

Nga Afrim Krasniqi-
Retrospektivë e tranzicionit: Kabineti i Qeverisë së Stabilitetit (qershor-dhjetor 1991). Një mozaik interesant partish, karrierash, kostumesh, përvojash, pjesë e një koalicioni të madh eksperimental që i mundësoi PP-së kohën për riorganizim të pushtetit dhe PD-së kohën për përgatitje drejt pushtetit! Në qendër, Alia dhe Islami, kreu i shtetit i kohës dhe kreu i parlamentit të kohës, ashtu edhe Bufi (PP) e Pashko (PD), (bashkë)drejtuesit e qeverisë. Pjesë e kabinetit për 3-4 ditë ishte edhe Nano, i dorëhequr pas Kongresit të PP/PS ku u bë kryetar, si dhe disa prej figurave të njohura të tranzicionit.
Në foton zyrtare të kabinetit dukshëm “burrëror”, ku nuk kishte asnjë prej brezit të dhjetorit ’90, dallohet qartë stema e RPSSH e vitit 1976 në sfondin zyrtar, pavarësisht se foton është 7 muaj pas jetësimit të pluralizmit politik dhe 2 muaj pasi ishte abroguar Kushtetuta 1976. Për statistikë, 88% e tyre ishin anëtarë ose kandidatë për anëtarë të PPSH përpara dhjetorit 1990.
Kështu nisi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?