”Reuters”: Për Tiranën s’ka datë negociatash, e pengon krimi dhe korrupsioni
Shqipëria e ka të vështirë rrugën për të marrë një ”PO” totale nga vendet e Bashkimit Europian, në lidhje me çeljen e negociatave të Integrimit. Shtetet e pasura të BE-së kanë nguruar, me Francën të parën që kërkon reforma në bllok për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në projektvendimin që do ti prezantohet Ministrave të BE-së më 15 tetor, i cili u pa nga agjencia e lajmeve ”Reuters”, thuhet se: ”Në dritën e përparimit të arritur në reformat (BE) vendos të hap negociatat e pranimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut”. BE-ja duartrokit zgjidhjen historike të emrit midis Shkupit dhe Athinës, e cila për shumë vite bllokoi ofertën e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, shumë në BE janë të shqetësuar thellësisht për rezultatet e Tiranës në luftën kundër korrupsionit.
Pas votimit në Berlin, Gjermania bëri një propozim të ri, konfidencial për në BE, i cili u pa edhe nga ”Reuters”. Disa në Bruksel presin që Franca të kërkojë edhe më shumë kushte nëse Parisi përfundimisht thotë ”PO”. Një kompromis tjetër i mundshëm do t’i jepte dritën e gjelbër Maqedonisë së Veriut, por jo Shqipërisë.