Revista franceze jehonë protestës tek ”Unaza e Re”, Balliu: Bulevardi i ri i korrupsionit
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, përmes një postimi në facebook, thotë se protesta e banorëve të ”Astirit” ka kapërcyer kufijtë kombëtarë. Sipas tij, është ”Courrier des Balkans” që i ka kushtuar një shkrim të gjatë saktificës 9-mujore të këtyre heronjëve në ”Unazën e Re”. ”Mediat ndërkombëtare shkruajnë qartë dhe prerë se shqiptarët po vidhen nga qeveria e tyre kriminale. Gishti i medias ndërkombëtare është drejtuar nga Edi Rama dhe oligarkët e tij si hajdutët e parasë publike nëpërmjet PPP. Courrier des Balkans është një revistë Franceze e specializuar, e që lexohet nga politikanët, diplomatët e studjuesit e interesuar për Europën Juglindore”’, shkruan më tej Balliu.
Postimi i plotë
Sakrifica e tyre sublime në mbrojtje të shtëpive dhe pronave të tyre tanimë njihet nga e gjithë bota. Është Courrier des Balkans që tashmë i ka kushtuar një shkrim të gjatë saktificës 9-mujore të këtyre heronjëve në Unazën e Re.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë qartë dhe prerë se shqiptarët po vidhen nga qeveria e tyre kriminale. Gishti i medias ndërkombëtare është drejtuar nga Edi Rama dhe oligarkët e tij si hajdutët e parasë publike nëpërmjet PPP.
Courrier des Balkans është një revistë Franceze e specializuar, e që lexohet nga politikanët, diplomatët e studjuesit e interesuar për Europën Juglindore.