Revista “VSD” shkruan për Shqipërinë turistike, Rama: Çdo vit e më shumë vizitorë francezë

Shqipëria këtë sezon turistik veror është kthyer në kryefjalë të medieve në mbarë Europën. Plazhet dhe peizazhet fantastike, por edhe kultura dhe traditat vendase ishin në fokus të artikullit të publikuar këtë javë në revistën e mirënjohur franceze “VSD”.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook, pikërisht shkrimin e revistës “VSD”, që vjen si “një arratisje për t’u zhytur në natyrën dhe kulturën autentike shqiptare”.

“Këtë sugjeron revista e mirënjohur VSD për të gjithë lexuesit e saj francezë, duke promovuar këtë javë plazhet dhe peizazhet fantastike, por edhe kulturën dhe traditat tona që po tërheqin çdo vit e më shumë vizitorë francezë si asnjëherë më parë”, u shpreh Rama.

“VSD” shkruan për plazhet e Rivierës shqiptare, Thethin dhe liqenin e Komanit, por edhe traditat dhe kulturën e vendit. “Mirë se vini në Shqipëri, ky xhevahir mesdhetar i panjohur prej kohësh, i cili tani zbulon thesaret e tij për udhëtarët kureshtarë. Me plazhet e saj të pacënuara, malet madhështore dhe historinë e pasur, Shqipëria është një destinacion që me siguri do t’ju befasojë. Larg turmave turistike, ky vend magjepsës ofron një zhytje autentike në kulturën dhe traditat e tij”, shkruan revista franceze.

SHKARKO APP