Revolta e shqiptarëve/Duma: Degradimi i spitaleve është përgjegjësi e Ramës (VIDEO)

Duke marrë shkas nga akuzat e rënda të vajzave të Rifat Lalos ndaj spitalit Infektivit, që sipa styre shkaktoi edhe vdekjen e 79-vjeçarit, ish-deputetja e PD-së, Grida Duma thotë se degradimi i spitaleve është përgjegjësi e Ramës. Përmes një postimi në facebook, Duma shton se ”Degradimi i sistemit shëndetësor në këto 8 vjet është vetëm përgjegjësi e tij. Përpara shëndetit të njerëzve, ai vuri koncesionet, me të cilët mbushin xhepat. Me këtë kryeministër kemi ngecur në vend. Është koha ta ndryshojmë në 25 prill këtë realitet”.

Postimi i plotë

Po e shpërndaj sot këtë video për të ndarë dhimbjen dhe revolën me familjen që humbi babanë në kushte të vështira spitalore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj dhimbjen dhe revoltën edhe me qindra e mijëra qytetarë të tjerë shqiptarë që ndihen po kaq të braktisur nga qeveria e Edi Ramës, po kaq të indinjuar dhe të dëshpëruar për humbjen e të afërmve nga pamundësia për të marrë shërbimin e duhur në spitale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Degradimi i sistemit shëndetësor në këto 8 vjet është vetëm përgjegjësi e tij. Përpara shëndetit të njerëzve, ai vuri koncesionet, me të cilët mbushin xhepat. Me këtë kryeministër kemi ngecur në vend. Është koha ta ndryshojmë në 25 prill këtë realitet!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?