“Revoltohet” deputetja: Pezullimi i vetingut, kalbëzim në çdo hallkë i një perandorie korruptive

Dërgimi i “Vettingut” në Gjykatën Kushtetuese nga ana e PD-së, ku edhe vendimi mbi pezullimin e ligjit, ka nxitur dhe reagim të deputetes kristiandemokrate, Mirela Ferracaku.

Deputetja më e re e kuvendit, është shprehur se, ky vendim është një vetëgjyqësi që tregon një degradim total të sistemit që ka vrarë ëndrrën e popullit për drejtësi.

Në një status në facebook, Ferracaku, pohon se: “Kthimi i Vettingut nga Gjykata Kushtetuese është “grahma” e fundit e një sistemi që po perëndon. Është sintezë e degradimit total, e kalbëzimit në çdo hallkë të një perandorie korruptive që për vite me rradhë ka plaçkitur dhe vrarë ëndrrën për Drejtësi të një populli të tërë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetja jep alarimin se kjo tregon se në ç’gradë është dekompozimi i këtij sistemi. Sipas saj, mjafton të sjellësh në mendje vetëm një fakt, “Të vetmin nen që ktheu Kushtetuesja është vlerësimi ndërkombëtarisht i trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vetëm kësaj i tremben ata”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dhe ky vlerësim përfshin kontrollin e pasurive, integritetin në gjykim dhe aftësinë profesionale. Është thellësisht e qartë frika e tyre. Lë pastaj kur e ço nëpërmend se vetë Gjykata Kushtetuese është objekt i Vettingut është për të vënë duart në kokë. Në cilin parim të Drejtësisë Universale, subjekti mund të gjykojë vetveten?! Kjo është vetëgjyqësi”, theksoi më tej deputetja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?