REVOLTOHET KIM MEHMETI: SHQIPËRIA DREJTOHET NGA QELBËSIRAT NDAJ NA VRASIN KAQ LEHTË
Publicisti dhe analisti Kim Mehmeti ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social për gjendjen në Maqedoni. Sipas analistit të njohur një nga arsyet që regjimi i DPMNE-BDI e ka të lehtë të “vrasë shqiptarët dhe të djegë shtëpitë e tyre është që Shqipëria drejtohet nga qelbësirat” duke u ofruar mbështetje edhe regjimeve antishqiptare në Maqedoni dhe nuk informojnë shqiptarët e Maqedonisë për rrezikun që i kanoset.
“Një ndër arsyet pse regjimi DPMNE-BDI kaq lehtë vretë shqiptarë dhe i djegë shtëpitë e tyre është se ne kemi “Shqipëri” të drejtuara edhe nga ‘qelbësira’, ‘qelbësira’ që u ofronin dhe u ofrojnë mbështetje regjimeve të këtushme antishqiptare, ‘qelbësira’ që kinse drejtojnë shtete, e nuk ia dalin t’i informojnë shqiptarët e Maqedoniës se çka është duke u ndodhur dhe nga u vjen rreziku! Dëgjuat se Ministri i jashtëm i Kosovës është shumë i brengosur që të mos destibalizohet Maqedonia!? Pse, mos vallë dikush kishte pritur që ai të shqetësohet për fatin e shqiptarëve të këtushëm!? S’di pse, por kur dëgjova për brengën e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, m’u kujtua thënia: i keqi ta bënë të kundërtën nga ajo që ta dëshiron me gojë”, përmbyll postimin e tij nga rrjeti social Kim Mehmeti.