Revoltohet sërish Fatmir Xhafaj…

 

“Senatorët e PS ngrenë krye sërish, Fatmir Xhafaj deklaron se deputetët vetëm ngrenë kartonin”.

Kështu shkruan gazeta Sot, duke iu referuar kreut të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj.

Ky i fundit ishte personazh kryesor në media përpara disa ditësh, kur u përplas në komision me një drejtoreshë të qeverisë, e cila jo vetëm ironizoi, por edhe nuk u largua nga komisioni kur iu kërkua.

Një tjetër përplasje është shënuar edhe një ditë më parë, kur komisioni po diskutonte për Kodin e Procedurës Administrative.

Në fund të diskutimit, në komision kanë mbërritur deputetët Dashamir Peza dhe Blendi Klosi.

Panorama zbardh debatin e mëposhtëm:

 

Dashamir Peza: O kryetar, erdhëm ne. Kur është votimi?

Fatmir Xhafaj: Mos hajdeni fare. Të qendronit në mbledhje të paktën, tregoni minimumin e respektit ndaj të ftuarve.

Dashamir Peza: Të iki fare pra…

Fatmir Xhafaj: Po ik ku të duash, mos hajde fare këtu!

Dashamir Peza: Unë iki fare…

(Deputeti Peza largohet duke përplasur derën)

Fatmir Xhafaj: Është mungesë respekti kjo.

SHKARKO APP