Rexhep Qosaj feston datëlindjen, Presidenti Bajram Begaj: Pasuri kombëtare e mendimit
Akademiku Rexhep Qosja feston datëlindjen e tij të 87-të. Urimin për ditën e shënuar, akademikut ia ka përcjellë Presidenti i vendit, Bajram Begaj.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj shkruan se Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit të cilin e ka shprehur me shqipen plot elegancë në krijimtarinë e tij shkencore, historike, letrare, artistike dhe publicistike.
“Shumë urime për ditëlindje Akademikut Rexhep Qosja! Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit të cilin e ka shprehur me shqipen plot elegancë në krijimtarinë e tij shkencore, historike, letrare, artistike dhe publicistike. Jetë të gjatë e të lumtur Profesor”, shkruan Begaj.