Rexhep Qosja: Rama do të futet në histori, por pengohet nga njerëz që s’duan rend
Akademiku i njohur Rexhep Qosja flet për situatën e fundit në Kosovë dhe në Shqipëri.
Ai e lavdëroi kryeministrin Edi Rama. Qosja tha se Rama do të futet në histori me punën e tij për të vënë rend dhe ligj, por shtoi se po pengohet nga njerëzit që nuk e duan ndryshimin.
Fjalë të mira Qosja nuk ka as për kolegët e tij në Akademinë e Shkencave.
Ai u fokusua edhe te ngjarjet e fundit në Kosovë.
Pamjet e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës për Rexhep Qosjen janë të papranueshme, por sipas akademikut faji nuk bie mbi opozitarët.
Por, këto politika të qeverisë që ky i cilëson si të paligjshme, kanë zanafillë shumë më të hershme.
Në këtë rrafsh Qosja ka kritika edhe njerëzit që i kapën pushkët.
Ai i fajëson ata se i bënë vend kolegut të tij akademik, që tani e drejton qeverinë, Isa Mustafa.
Kështu, politikanët aktual të Kosovës, sipas tij i kanë bërë dëm të madh vendit.
Qosja, vlerëson se klika aktuale që e udhëheqë shtetin as nuk e di se çka duhet bërë tani, e as nuk ka plane afatgjate.
Sipas tij me këto veprime Kosova po i humb edhe miqtë ndërkombëtar.
KOHA JONË SONDAZH

