Rexhina Leka: Projekti i duhur për ndalur shpopullimin e Durrësit
Anëtarja e Kryesisë së LSI në Durrës, Rexhina Leka, në forumin ekonomik të organizuar nga kjo force politike për këtë qytet, u shpreh se investimet do të mundosojnë dhe frenimin e shpopullimit të vendit nga rinia.
Fjala e plotë e anëtarës së Kryesisë së LSI, Rexhina Leka:
Projekti i Zonave të Lira Ekonomike – Durrësi 1 dhe Durrësi 2 është projekti i duhur për Durrësin pasi gjeneron me mijëra vende të reja pune por edhe sic u shpjegua në prezantim, ka një efekt kombëtar e madje atdhetar, pasi frenon shpopullimin e rinisë së Durrësit dhe të vendit.
400 mijë shqiptarë janë larguar në vitet e fundit për shkak të varfërisë.
Rinia e Durrësit është e pashpresë – ka vetëm dy zgjedhje ose të largohet ose të punësohet në call centers dhe fasoneri.
Nuk mund të vazhdohet kështu. Ky projekt jep shpresë dhe ofron mundësi punësimi, zhvillim dhe mirëqenie.
Sot, 80% e studentëve që studiojnë në Shqipëri, synojnë të emigrojnë jashtë vendit.
94 %, e të rinjve që studiojnë jashtë vendit, nuk dëshirojnë të kthehen.
70% e 20 vjeçarëve dëshirojnë të largohen.
Po largohen maturantët, studentët, profesionistët, bluzat e bardha dhe truri i Shqipërisë.
Ky fluks në rritje ka si shkak kryesor edhe mangësitë në tregun e punës.
Nxënës dhe studentë të ekselencës kanë të gjithë synimin për t’u larguar nga ky vend pasi trokasin për një vend pune por “Rilindja” u ka mbyllur dyert!
ZERO vende të reja pune hapi sekti i “Rilindjes.”
Premtoi 300 mijë dhe ZERO vende pune hapi.
Ndaj, projekti Durrës 1 dhe Durrës 2 nuk është si propaganda e “Rilindjes” por është një projekt që vihet në zbatim që në ditët e para të qeverisjes dhe do u ofrojë të rinjve, profesionistëve dhe familjeve të Durrësit mundësi të shumta për të përmirësuar jetën dhe të ardhmen e tyre, dhe duke frenuar shpopullimin, edhe të ardhmen e vendit.
Ju faleminderit!