Rezoluta e PD për Presidentin e ri, Spiropali: S’e njohim, buron nga shkulmi anti-amerikan

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike me anë të një rezolute ka vendosur që selia blu do të shprehë vullnetin e saj për zgjedhjen e Presidentit të Republikës me votën e grupit parlamentar, pa u bërë pjesë e farsave institucionale të mazhorancës socialiste.

Kurse PS-ja, përmes Elisa Spiropalit deklaron se nuk e njeh këtë rezolutë. E ngarkuara e PS-së për çështjen e Presidentit, thotë përmes njlë postimi në facebook se maxhoranca nuk nje asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan.

”Nëse është e vërtetë që Saliu paska mbledhur një kuvend për të vendosur kusht që hyjnë në negociata për Presidentin e ri vetëm nëse pranohet kandidati i tyre, atëherë ngushëllime kuvendarëve në fjalë dhe një kujtesë nga ana jonë: Grupi Parlamentar Socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka ndërmend të ketë asnjë kontakt me atë burim të së keqes për Shqipërinë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?