Rezoluta e PPE për Shqipërinë, Bylykbashi: Shqetësim për arrestimet e liderëve të opozitës

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka treguar më shumë për miratimin e rezolutës për gjendjen aktuale në Shqipëri, nga Partia Popullore Evropiane. Përmes një postimi në Facebook, Bylykbashi shkruan se PPE-të kanë shprehur shqetësime lidhur me integritetin institucional të vendit, korrupsionin e mungesën e zgjedhjeve të lirë.

Postimi i plotë

Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane (EPP) ka miratuar një rezolutë të fuqishme lidhur me situatën aktuale në Shqipëri, e cila pasqyron shqetësime serioze mbi integritetin institucional të vendit. EPP, ndër të tjera, shpreh brengën për korrupsionin endemik dhe për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia shpreh gjithashtu shqetësim të thellë për arrestimet dhe kufizimet e motivuara politikisht të liderëve të opozitës, si dhe për ngushtimin e hapësirës për opozitën brenda parlamentit, duke i minuar mundësitë e saj për të mbajtur një rol kontrollues dhe për përkeqësimin e standardeve zgjedhore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër shqetësim i EPP është lidhja e thellë e elitës politike dhe institucioneve ligjzbatuese me krimin e organizuar, që dëmton rëndë shtetin e së drejtës dhe integritetin e institucioneve shtetërore.

Duke vlerësuar rolin e Partisë Demokratike në përpjekjet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, EPP ka njoftuar se do të monitorojë nga afër zhvillimet politike dhe institucionale në vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?