Rezoluta e PPE për Shqipërinë, Shehu: Vendi në katastrofë nëse nuk ka dialog
Të enjten, Partia Popullore Europiane (PPE) miratoi një rezolutë në lidhje me krizën politike në Shqipëri, e cila nxit të gjitha palët ta tejkalojnë atë përmes dialogut. Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, i cili mori pjesë në Kongresin e PPE, thotë se kjo rezolutë është një udhërrëfyes në të cilin duhet të eci vendi. Shehu thekson se nëse nuk do të plotësohen këto pika, atëherë vendi do të shkojë në katastrofë të plotë.
”Nga Kongresi i Partive Popullore Europiane, që është forca politike më e rëndësishme në Europë. Ky konkret i kushtoi një vëmendje të veçantë, Ballkanit Perëndimor dhe specifikisht Shqipërisë dhe gjendjes së vështirë që po kalon. Në unanimitet të plotë, ai kongres miratoi një rezolutë për Shqipërinë, të qartë dhe të thelluar, duke e klasifikuar Shqipërinë në një krizë të thellë. Ishte një rezolutë unike që mbahet për një vend anëtar të NATO-s, ku vihen në dukje pikat e problemit dhe zgjidhjet e tyre. Tashmë ka ardhur momenti që ne të vëmë në eficencë këto pika, përndryshe vendi do të shkojë në katastrofë të plotë. Ky material e thotë qartë se problemet në Shqipëri fillojnë nga deformimi i votës, duke e lidhur këtë me kanabizimin, trafiqet, dekriminalizimi dhe mosfunksionimi i këtij ligji, si dhe me paligjshmërinë e farsës së 30 qershorit”.