Rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë

Në një kohë që Gjykatën e Hagës kanë nisur seancat gjyqësore ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfshi dhe ish-kreun e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, bën me dije se është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një rezolutë për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë.

“Nuk ka më asnjë justifikim pse deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nuk nisin procedurat për të miratuar rezolutën për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Kuvendi i Kosovës e ka miratuar këtë rezolutë në vitin 2019, dhe ka caktuar datën 15 Janar, që përkon me “Masakrën e Reçakut”, si data e shënimit të këtij gjenocidi ku u dëbuan mbi një milionë shqiptarë, u vranë mbi 12 mijë persona, civilë të pambrojtur nga të gjitha etnitë, por shumica shqiptarë. U vranë mbi 1300 fëmijë, u dhunuan mbi 20 mijë vajza dhe gra dhe u bënë mbi 100 masakra.

Mediat raportuan mbrëmë se PS ka nisur të ngrejë një komision të posaçëm për shqiptarët që kanë punuar pas lufte me UNMIK-un, në rregull. Mirëpo, a e dinë këta deputetë se nuk ekziston asnjë vendim i Kuvendit të Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë. Kjo është mënyra se si mbrohet çështja kombëtare dhe UÇK-ja institucionalisht, dhe jo cicërimat në Tëitter. Rezoluta është hapi i parë i domosdoshëm institucional i Republikës së Shqipërisë për të ndihmuar më tej Kosovën që dosja për gjenocidin e Serbisë të depozitohet në çdo organizatë ndërkombëtare dhe ndërqeveritare, duke kërkuar me insistim gjykimin e kriminelëve gjenocidial të Serbisë”, shprehet Abazi në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale.

SHKARKO APP