Rezultatet e ngushta.Bashkitë ku kandidatët janë kokë më kokë

 

Teksa numërimi i votave vijon me intesitet në të gjithë vendin, disa Bashki në vend flasin për rezultate tepër të ngushta mes 2 kampeve politike.

Në Vorë, ku ishin të përqëndruara edhe sytë e ndërkombëtareve, rezultati vijon te jetë tmerrësisht i ngushtë ku kandidati i djathtë dhe kryetari aktual Fiqiri Ismaili ka 49.7 % të votave kundrejt kandidatit të majtë Luan Sallaku me 50.2 %.

Edhe në Rrogozhinë sytë janë drejtuar në çdo votë që numërohet, pasi rezultati flet për 47.8 % për kandidatin e ASHE Beqir Nuredini kundrejt 49. 6 % të kandidatit të APPD Eqerem Deliu.

Në Bashkinë e Lezhës, kandidati i APPD Fran Frrokaj është në avantazh me 50.1, ndërkohë që ndiqet hap pas hapi nga kandidati i majtë njëherësh kryetari aktual Viktor Tushaj me 49.9 %.

Duke zbritur më poshtë, i ngushtë duket rezultati për bashkinë e Kamzës, ku kandidati i djathtë dhe kryetari aktual Xhelal Mziu deri tani është përpara me 52.6 % kundrejt rivalit të majtë Safet Gjici i cili deri tani ka 47. 4 %.

Në Finiq, gara e vërtetë është mes kandidatit të PBDNJ me 48 % dhe atij të Partisë së Minoritetit Grek, i cili është në avantazh me 51.9 %.

Në Berat, kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Sinaj është me një avantazh të lehtë prej 51.8 % kundrejt kandidatit të zgjedhur nga Partia Republikane Kasem Mahmutaj me 48.2 %.

Në Peqin, Miranda Rira është në avantazh me 51.2 % kundrejt Bajazit Karriqit me 48.8 %.

Duke kaluar në veri të vendit, në Dibër kandidati i djathtë Ilir Krosi është drejt fitores me një rezultat të lehtë prej 49.3 kundrejt rivalit të majtë Shukri Xhelili me 45.9 %.

Ndërsa në Mat rezultati është në favor të kandidates së ASHE Adelina Farrici me 51.6 % kundrejt rivalit të djathtë Nezir Rizvani me 48.3 %.

SHKARKO APP