Rezultati i zgjedhjeve në Tiranë dhe Durrës! KQZ certifikon Veliajn dhe Sakon

Këtë të dielë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin e 14 majit për dy bashkitë më të mëdha në vend, Tiranë dhe në Durrës, të fituara nga socialistët.

Të certifikuar, tashmë zyrtarisht Erion Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës me 158,856 vota, ku mundi në këtë garë Belind Këlliçin i cili mori 100,425 vota.

Ndërsa në Durrës, do të drejtojë Bashkinë për 4 vitet e ardhshme Emiriana Sako me 48,512 vota, teksa kundërshtari i saj, Igli Cara i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ mori 38,784 vota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë, Celibashi ka miratuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit në 8 bashki dhe Këshilla Bashkiakë, në Shkodër, Lushnje, Kamëz, Fier, Berat, Elbasan, Vlorë dhe Korçë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?