Richard Grenell poston mesazhin nga Denion Meidanit: Gati për një bashkëpunim të begatshëm 4-vjeçar

Richard Grenell, njeriu kyç i Trump për politikën e jashtme, ka shpërndarë në Instagram një postim nga Ballkani. Bëhet fjalë për postimin e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani. Në postim shkruhet: Urime Presidentit Trump për rikthimin historik dhe më shumë se të merituar. Përgëzime Partisë Republikane që e ngjyrosi me të kuqe krejt vendin!

Vijon pastaj një pjesë dedikuar Grenell me fjalët: Falënderime të mëdha për mikun tim të dashur Richard Grenell për rishkrimin e rregullave të lojës edhe njëherë tjetër. Ja ku jemi për një katërvjecar të ardhshëm të begatshëm në bashkëpunim”.

Denion Meidani, është aktualisht ambasador mjaft aktiv në Republikën e Maqedonisë së veriut prej disa muajsh angazhimi në diplomaci pas angazhimeve të mëparshme në role të profilit të lartë, si në agjenci sigurie, këshilltar krerësh institucionesh, etj. Ai është djali i ish-Presidentit Rexhep Meidani.

SHKARKO APP