Rifreskimi i qeverisë me 4 ministra të rinj, Klosi: Në funksion të zgjedhjeve 2025

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi teksa flet për rifreskimin e qeverisë, mohon se largimi i disa ministrave ka lidhje me akuzat publike nga opozita për ta, por sipas tij si ristrukturimi i qeverisë ashtu dhe i partisë bëhet në funksion të fitores së zgjedhjeve të 2025.

“Gjithçka e lidhur me përmirësimin e punës për të shkuar përpara. Kjo është në ADN-në e kësaj partie. Janë mekanizma të brendshme të funksionimit tonë, të cilat ne i kemi pranuar, jetojmë me këto ndryshime. Nuk e di pse duhet të jetë gjithmonë pyetja pse bëhen ndryshimet. Bëhen për të fituar. Pse jo PS të jetë fituese në 2025. Ky është objektivi ynë madhor dhe me këtë po punojmë përditë”, tha Klosi për ”Tv Klan”.

Pas rifreskimit të kabinetit qeveritare dhe sekretariatit të partisë, kjo forcë do përgatitet për të ndryshuar dhe Asamblenë dhe Kryesinë e saj, por kjo nuk do të ndodhi në Kongresin e jashtëzakonshëm që do të mbahet brenda 10 ditëshit të parë të Tetorit, por pranverën e vitit të ardhshëm.

SHKARKO APP