Rigjykimi i Tahirit, Vasili: Ai dhe Rama, binomi që ka përcaktuar damkën e narkoshtetit për Shqipërinë

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të rikthejë për gjykim dosjen e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në lidhje me këtë fakt, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, shprehet se mekanizmi i prodhuar i kanabizimit në kohën kur Tahiri drejtonte Ministrinë e Brendshme, nuk është çrrënjesour, sepse ende vazhdojnë të mbillen edhe sot e kësaj dite tonelata droge.

Në një intervistë për Ora News, Vasili tha se është përgjegjësi e Saimir Tahirit dhe kryeministrit Edi Rama, që sipas tij janë binom, për arsyen që Shqipëria ka damkën e narkoshtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Petrit Vasili: ”Komenti im është vetëm një. Ky kanabizim i cili filloi dhe u kthye vërtet në një rrënim të ekonomisë të imazhit të Shqipërisë, të ekuilibrave shoqërorë dhe politikë, është një vepër e errët me një dëm të pallogaritshëm. Nuk është çrrënjosur edhe sot e kësaj dite, tonelata droge vazhdojnë të prodhohen në Shqipëri. Sigurisht nuk e ndaj Tahirin nga Edi Rama në asnjë rast, kjo përgjegjësi është e pëbashkët midis tyre.”

Swiss Digital Mobile Reklama

”Ka bërë atë gjë që sot Shqipëria ka absolutisht një pozicion shumë të vështirë në Europë dhe damkën e narkoshtetit që nuk di se kur do të largohet. Pra ideuesit, zbatuesit dhe përfituesit e narkoshtetit, kanë qenë këta zotërinj, Tahiri dhe Edi Rama, ky binom ka përcaktuar këtë gjendje në Shqipëri.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?