Rikthehen përmbytjet. Rrezikohen tre fshatra në Lezhë (Video)

Moti i keq i orëve të fundit ka ngritur sërish sirenat e alarmit në shumë qytete të vendit, kryesisht në Laç dhe në Lezhë. Kanë mjaftuar vetëm disa minuta rrebesh shiu dhe rruga kryesore e qytetit të Laçit duket sikur përshkohet nga një lumë.

Qytetarët e Laçit kanë publikuar në rrjetet sociale pamje të ujërave që kanë vërshuar në rrugët e qytetit, e cila është bërë krejtesisht e pakalueshme për qytetarët dhe automjetet.

Reshjet e shiut po shkaktojnë probleme në njësinë administrative të Blinishtit në Lezhë. Administratori i kësaj njësie Sokol Luku në një prononcim për Ora News kërkon që të merren masa pasi rrezikon të dalin nga shtrati ujrat  e kanalit që kalon mes tre fshatrave, duke rrezikuar përmbytjen e tyre. Shkak është rritja e prurjeve të përrejve që sjellin ujin në këtë kanal. Gjatë paradites së sotme reshjet e dendura të shiut  rikthyen përmbytjet ne disa zona të njohura për problematika të tilla në Lezhë  e Shëngjin.

https://www.facebook.com/688052117937932/videos/1538633072879828/

Reshjet me intensitet të lartë në qytetin e Lezhës kanë krijuar probleme për rreth 1 orë në qarkullimin e mjeteve në lagjen “11 Janari dhe Besëlidhja”.

Vështirësi janë krijuar edhe për këmbësorët për shkak se uji ka arritur deri në 20 centimetra, duke e bërë të pakalueshme.

Rrugët janë përmbytur edhe në Shëngjin duke krijuar vështirësi qarkullimi për banorët dhe mjetet. Përmbytjet për shkak të shirave në Lezhë janë kthyer në një shqetësim për të disatin vit radhazi.

Përmbytja në Laç

https://www.facebook.com/kohajone/videos/752795208243352/

Report TV - Shirat, përroi del nga shtrati, Laçi shndërrohen në “Venecia”

SHKARKO APP