Rikthehen shifrat e rënda nga Covid-19, rriten rastet e reja. 2 viktima në 24 orë

Situata e Covid-19 në Shqipëri po rikthehet në shifra të rënda. Sërish në 24 orët e fundit kemi rritje të rasteve të reja, si edhe janë shënuar dy humbje jete nga virusi vdekjeprurës.

”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 70 vjeç nga Vlora dhe një qytetar 77 vjeç nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Po në 24 orët e fundit janë kryer 5135 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 451 qytetarë. ”141 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 29 në Vlorë, 25 në Sarandë, nga 20 raste në Vau i Dejës, Durrës, nga 13 raste në Berat, Kavajë, 12 në Malësi e Madhe, 11 në Gjirokastër, 10 në Elbasan, nga 9 raste në Pogradec, Lushnje, Lezhë, 8 në Kamëz, 7 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Divjakë, Konispol, 4 në Krujë, nga 3 raste në Has, Tropojë, Kurbin, Himarë, Përmet, Memaliaj, Korçë, Peqin, nga 2 raste në Librazhd, Dimal, Tepelenë, Dibër, Rrogozhinë, nga 1 rast në Mirditë, Klos, Roskovec, Këlcyrë, Maliq, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, Prrenjas”.

Janë 3375 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Lajmi i mirë është se janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,755 që nga fillimi i epidemisë. Kurse në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 54 pacientë.

Statistika (17 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 451
Të shëruar në 24 orë 55
Të shtruar në spitale 54
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 5153
Testime totale 965,137
Raste pozitive 136,598
Raste të shëruara 130,755
Raste aktive 3,375
Humbje jete 2,468

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1228
Shkodër 523
Fier 328
Vlorë 327
Durrës 200
Elbasan 194
Lezhë 181
Gjirokastër 114
Berat 98
Korçë 76
Kukës 68
Dibër 38

SHKARKO APP