Rikthehet Maratona e Tiranës, Veliaj tregon ku mund të regjistroheni: Bëhu pjesë e një dite plot energji dhe sfidë

Rikthehet për të tetin vit radhazi Maratona e Tiranës! Më 20 tetor, kryeqyteti do të mirëpresë vrapuesit nga e gjithë bota, nga ora 09:00-16:00.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë thirrje të gjithëve të regjistrohen, për t’u bërë pjesë e një dite plot energji dhe sfidë!

“A je gati për një eksperiencë unike?

Më 20 Tetor, Tirana pret edicionin e 8-të të Maratonës, ku të gjithë vrapojmë si një nën moton #RunAsOne!

Regjistrohu tani në tiranamarathon.com dhe bëhu pjesë e një dite plot energji dhe sfidë!”, shkruan Veliaj.
https://www.facebook.com/share/v/RXqnEaQ3Kmg1NT8E/?

SHKARKO APP