Rikthehet në politikë Spiropali

 

Pas 17 muajve arritje ne krye te doganave shqiptare Elisa Spiropali rikthehet me anagazhime te reja ne politike, si keshilltare ne Keshillin bashkiak te Tiranes. Ne Intervistën e mbremjes ne Ora News me gazetaren Denisa Pasholli ajo foli per ambiciet dhe bashkëpunimin politik ne funksion te qytetareve.

5 muaj pas largimit nga detyra e veshtire e drejtimit te Doganave, Elisa Spiropali i eshte rikthyer angazhimit politik, duke u zgjedhur ne Keshillin bashkiak te Tiranes ne zgjedhjet e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

E nëse i vjen një propozim për të drejtuar Bashkinë e Tiranës përkrah Erion Veliajt nuk do të mendohej për të bashkëpunuar. Elisa eshte nje nga yjet e rinje te politikes dhe me nje karizem te papare. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Spiropali: “Unë nuk funksionoj në bazë hipotezash për të ardhmen, unë bëj punën time që më jepet për të bërë si detyrë, në këtë rast ishte Këshilli bashkiak, zgjedhjet. Sigurisht që çdo punë që më ofrohet dhe është në lartësinë e punëve që unë di të bëj absolutisht që i pranoj në bashki apo kudo tjetër, kjo nuk diskutohet. Unë jam e angazhuar në politikë dhe kjo është kryesorja për mua”.

E ftuar në Ora News, anëtarja e Këshillit të ri bashkiak tha se këtë institucion e presin sfida të mëdha.

Spiropali: “Kryetari i ri i bashkisë dhe këshilli i ri bashkiak kanë përpara një superpunë. Tirana ka nevojë urgjente për punë, në katër vite puna ka degraduar. Një sërë reformash janë për tu bërë”.

E pyetur për treguesit ne renie në dogana pas largimit të saj, Spiropali shprehu besimin se reformat e rëndësishme do të vijojnë.

5

Spiropali: “Ne kemi bërë një punë shumë të madhe në 17 muaj për ta reformuar doganën shqiptare dhe sa mirë e kemi bërë këtë punë e tregojnë shifrat, faktet dhe reformat që kemi ndërmarrë në atë kohë. Përfunduan disa reforma shumë të rëndësishme. Reformat duhet të vazhdojnë. Në këto katër muaj ju e përmendët që ka pasur një mosrealizim, arsyet nuk i di por ndoshta ka ndikuar ehe fakti që Drejtoresha ka qenë e komanduar dhe jo e emëruar. Besoj që stafi i ri tani dhe Drejtoresha e re jam e sigurt që do ti vazhdojnë këto reforma për të përfunduar dhe për ta bërë doganën shqiptare vërtet një doganë europiane dhe moderne. Nuk është e lehtë, por të gjithë themelet janë hedhur”.

Për zërat kundër ne PS, Spiropali tha se nuk e dëmotojnë partine sepse forcën ajo e tregoi në zgjedhjet e qershorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?