Rikthehet në Tiranë gjermani Borchardt, tani si shef i OSBE

Kreu i ri i prezencës së OSBE në vendit tonë do të jetë Bernd Borchardt, një emër i njohur për publikun shqiptar. Diplomati gjerman ka qenë Ambasador i Gjermanisë për Shqipërinë në harkun kohor 2007-2010, ndërkohë që ka shërbyer edhe si kreu i EULEX në Kosovë, misioni i krijuar specifikisht për të ndihmuar institucionet e Prishtinës zyrtare për një drejtësi efektive të bazuar në sundimin e ligjit dhe të pavarur nga ndikimet politike.

Emërimi i Bernd Borchardt si ambasador i OSBE në Shqipëri, vjen në një moment shumë të rëndësishëm pas miratimit të reformës në drejtësi dhe të prag të zbatimit të saj. Përveç eksperiencës prej diplomati karriere Borchardt pritet të sjellë edhe eksperiencën me të cilën ka drejtuar EULEX pasi Shqipëria ka pak a shumë një model të ngjashëm me të në sistemin e drejtësisë

Diplomati gjerman pas përfundimit të misionit si ambasador në vendin tonë në periudhën 2007-2010 ka punuar në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë si koordinator i stafit gjerman që shërbente në organizata ndërkombëtare. Në Dhjetor të vitit 2012, ai u emërua në postin e Kreut të EULEX në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?