Rikthimi i bixhozit në zemër të Tiranës, Vasili: Rama ka thënë se bixhozi çonte 700 milionë dollarë tek llumi
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili rikthen në vëmendjen e publikut qëndrimet e kryeministrit Edi Rama kur qeveria që ai drejton u shpalli “luftë” lojërave të fatit dhe kazinove në vend.
Referuar këtyre deklaratave, Vasili u shpreh se rikthimi i bixhozit në zemër të Tiranës vjen në një kohë kur Edi Rama ka thënë se bixhozi çonte 700 milionë dollarë tek llumi, ndërsa u premtoi grave shqiptare se do rikthente burrat dhe djemtë në shtëpi.
“Përdori dhe Kuranin për interesin e tij politik”, deklaroi ndër të tjera, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.