“Rikthimi i Elvis Rroshit si ‘perdhunim ne grup’ qe u behet qytetareve shqiptare”

Ne nje deklarate per shtyp lidhur me rikthimin e Kryetarit te Bashkise se Kavajes Elvis Rroshi ne detyre, pas doreheqjes, Kryetari i LDE Arian Galdini shprehet se:  “Edi Rama e mbushi Kuvendin me horra, bandite, trafikante e kaqola. Te tille njerez a shoke te tyre coi edhe ne Krye te Bashkive apo ne Keshilla Bashkiake. Te tille njerez a shoke te tyre coi ne Administrate, Institucione dhe sigurisht edhe ne strukturat e Partise se Rilindjes. E ja tani, ndonese shoket e Edi Rames po zbulohen e po ndihen te cenuar nga ligji i Dekriminalizimit, ndonese ikin nga Kuvendi, apo nga Kreu i Bashkive, ata kane si strehe vete Kryeministrin e Shqiperise.
Do apo nuk do Edi Rama, mundet apo nuk mundet Edi Rama te largohet e ndahet prej tyre, ata jane aq grup i madh ne Kuvend, Bashki, Administrate e Parti, saqe mund ta ‘perdhunojne ne grup’ Kryeministrin tone. Por nese Kryeministri yne e ka zgjedhur te kete ‘shoqni’ te tille, ne shqiptaret nuk mund te pranojme qe ky soj drejtuesish e perfaqesuesish qe ‘perdhunojne’ njeri-tjetrin, te na perdhunojne edhe neve ne grup. Elvis Rroshi dha doreheqjen se nuk dinte qe ishte denuar. Kuptohet qe ai nuk e dinte qe ishte denuar, por doreheqjen e dha se e dinte qe kishte perdhunuar. Nuk ishin letrat e drejtesise italiane ato qe e shtyne Elvis Rroshin te dorehiqej. Ishte ajo cka ai dinte se kishte bere, por se nuk dinte qe ishte denuar.
Letrat italiane edhe nese jane ashtu si i ka paraqitur Rroshi, nuk amnistojne dot ‘perdhunimin ne grup’ te cilin ai e ka bere perderisa dha doreheqjen me aq nxitim. Rikthimi i Rroshit eshte riperdhunim ne grup qe u behet qytetareve. Pra ne Shqiperi mund te besh e kesh bere cdo krim te mundshem, mjafton te nxjerresh letrat ne rregull, se behesh Deputet, Kryetar Bashkie e gjithcka. Dhe se fundmi, doreheqja eshte instance morale e nje zyrtari publik. Njohja ligjore e kesaj instance morale eshte standarti me i larte vleror dhe demokratik ne nje vend te lire. Terheqja nga doreheqja, eshte perdhosje e kesaj instance morale, e njohjes se saj ligjore dhe e ketij standarti vleror e demokratik. Mjafton vetem ky akt i fundit, pra doreheqja dhe me pas terheqja nga doreheqja qe ky zyrtar publik te shpallet non grata nga qytetaret. Imoraliteti dhe dekulturimi me kete akt terheqjeje nga doreheqja jane nje dem publik i pamatshem. Nese Edi Rama e pranon kete imoralitet, ai pranon se eshte ose i ‘perdhunuar ne grup’ nga ‘shoqnia’ e tij e te forteve, ose eshte ne krye te ketyre horrave qe duan te perdhunojne ne grup qytetaret shqiptare.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?