Rikthimi i ngërçit për drejtësinë dhe ligji i kamerave, rikthejnë në Kuvend ambsadorët Lu dhe Vlahutin

Pak orë pasi dy forcat kryesore të koalicionit qeverisës arritën kompromisin mes tyre për miratimin e ligjit për kamerat e sigurisë në Komisionin e Sigurisë, ligj ky i kthyer mbrapsht nga Presidenti Nishani, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit kanë mbërritur dy ambasadorët e SHBA-ë Donald Lu dhe ajo e BE-së Romana Vlahutin. Burime nga Kuvendi bëjnë me dioje se ambasadorët Lu dhe Vlahutin po zhvillojnë një takim me kreun e grupit parlamentar Petrit Vasilin, një takim ky që ka nisur rreth orës 16:30.

Ndërkaq, dy diplomatët përveç interesimit mbi kompromisin për ligjin që parashikon vendosjen e kamerave shtesë në ambientet publike, vjen dhe pas rikthimit të ngërçit në tryezën e komisionit të reformës në drejtësi. Opozita pas largimit të djeshëm nga mbledhja e komisionit që po shqyrtonte draftin mbi qeverisjen e drejtësisë, duke akuzuar se njëanshmëria e mazhorancës në miratimin e ligjeve kuadër për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, cenon konsensusin e arritur mes palëve në 21 korrik ku Kuvendi miratoi me 140 vota Kushtetutën e re.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?