Rikthimi i tregtarëve te uzina “Dinamo”, Kosova del kundër Bashës e Berishës

Kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova ka hedhur hapin e tij të parë të madh duke bërë një premtim që shkon edhe kundër interesave të Lulzim Bashës edhe  atyre të kryeministrit Rama.

Këta të dy ranë dakord me njëri- tjetrin edhe për mbylljen e tregut të uzinës Dinamo, verën e kaluar. Qëllimi qe i qartë, sepse ish- kryeministri Berisha edhe kryeministri Rama qenë të interesuar për zhvendosjen e tregtarëve të uzinës Dinamo në një treg të ngritur prej tyre ne autostradë.

U mobilizua bashkia dhe prefektura për t’i dëbuar  tregtarët, me pretendimin se zona qe e helmuar dhe më pas tregtarët u nxorën me forcë në një aksion të përbashkët, si asnjëherë tjetër mes policisë së shtetit dhe asaj bashkiake.

Por së fundi Dr Halim Kosova ka premtuar të kundërtën: rihapjen e tregut te uzina Dinamo.

Ai tha se do të rikthejë tregun e ish-Uzinës Dinamo në kryeqytet, duke u dhënë licencat sërish tregtarëve në një treg, që siç tha ai, do të rikontruktohet.

Kosova theksoi se tregu do te kthehet siç ishte pak muaj me parë, duke anashkaluar faktin se ishte pikërisht bashkia nën drejtimin e Bashës, ajo e cila e mbylli tregun.

Por a ka ndërruar mëndje kreu aktual Basha për dëbimin e tregtarëve, apo ishte një ide personale  doktor Halim Kosovës, gjithsesi fakt është se kandidati aktual premton të anulojë një vendim të kreu të opozitës dhe njëkohësisht kryebashkiak i Tiranës, Lulzim Basha.    

SHKARKO APP