Rikthimi në Kuvend. Vasili: PD dhe LSI, bashkë në opozitë

”PD dhe LSI do të jenë bashkë në opozitë”, kështu shprehet nënkryetari dhe deputeti i zgjedhur i LSI-së, Petrit Vasili. Ai thekson se pse jemi 4 deputetë, kjo nuk i pengon që të denoncojmë çështje shumë të mëdha në Kuvend.

”PD dhe LSI do të qenë qartësisht bashkë në opozitë. Ne bashkohemi në pikën që përballemi në mënyrë të sinqertë me kundërshtarin politik. Ne kemi qenë një parti që i kemi denoncuar me emër oligarkët.

Kjo tregon se kemi një opozitë të vërtetë, sigurisht që ne dhe PD kemi një individualitet. Vetëm mungesa e sinqeritetit na ndan.

Pas 25 prillit nuk kemi pasur një komunikim tjetër, veç çuarjes deri në fundit denoncimet për 25 prillit. Kemi ankimuar një mori çështjes për zgjedhjet. Sigurisht që muajt e pushimeve nuk janë më të mirat për një intensitet më të madh. Pavarësisht se jemi 4 deputetë kjo nuk na pengon që të denoncojmë çështje shumë të mëdha”,-tha për ”Ora News”.

SHKARKO APP