Rikthimi pas 1 viti, Basha: Koha e reflektimit më shërbeu të shihja sesi ky sistem politik ka degraduar

Qëndroi në krye të PD-së që nga viti 2013, deri para një viti kur dha dorëheqjen. Lulzim Basha dje dha sinjalin e rikthimit të tij në politikën aktive pas takimit që zhvilloi me të rinj demokratë, ku la të kuptohej se kishte në plan të kandidonte për të qenë kryetar i Partisë Demokratike.

Postimi i plotë i Lulzim Basha:

Kjo kohë reflektimi më shërbeu të shihja edhe më qartë sesi ky sistem politik ka degraduar në një shfaqje që ka në qendër hallet e politikanëve, jo problemet e qytetarëve. Sherret, akuzat dhe baltosja nuk mund të jenë përgjigjja për sfidat e mëdha që ka Shqipëria. Më shumë se 70% të qytetarëve e ka refuzuar këtë teatër politik, që nuk ka asnjë zgjidhje për familjet shqiptare. Kjo shumicë e heshtur kërkon një ndryshim rrënjësor në politikbërjen e vendit, një ndryshim që patjetër mund ta sjellim të gjithë bashkë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?