“Rilindja urbane”, Rama inspekton investimet në jug

Qarku i Gjirokastrës nxjerr vetëm 5 deputetë, por kryeministri Rama duket se ka nisur prej atje një fushatë parazgjedhore për të parë nga afër projektet kryesore të qeverisë për zhvillimin e qyteteve.

“Do të diskutojmë çfarë na duhet të bëjmë hap pas hapi, për të rritur edhe më shumë ritmin e qeverisjes, pavarësisht se jemi në fazën e fundit të mandatit të parë”, theksoi Rama. Programi i “Rilindjes urbane” është i dukshëm në Gjirokastër, ku po zbatohen disa projekte për restaurimin e disa zonave të trashëgimisë kulturore, duke nisur nga 10 blloqe të Qafës së Pazarit.

“Do të shtojmë dhe dy blloqe të tjera, përveç këtyre 10 që përfshijnë Qafën e Pazarit me të gjitha rrugët që dalin. Punimet mbarojnë në maj të vitit 2017”, tha ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. “Në 8 vite s’morëm një lek, s’ishte shaka. Tani kryeministri i ka kthyer katër sytë për Gjirokastrën”, tha Flamur Bime, Prefekt i Gjirokastrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas kryeministri Rama, programi i “Rilindjes urbane” ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e turizmit, të ekonomisë lokale dhe rigjallërimit të qyteteve. Ky program po zbatohet në Tepelenë me rindërtimin e rrugës hyrëse të qytetit deri në kala, si dhe me rehabilitimin e shkollës së mesme. “Është shtuar numri i turistëve vendas dhe të huaj. Më shumë kanë filluar dhe po vijnë anglezët. Mbi të gjitha këtu është gjallëruar dhe jeta”, tha Tërmet Peçi, kryebashkiak i Tepelenës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga programi i “Rilindjes urbane” ka përfituar edhe Përmeti, një nga të paktat bashki që drejtohen nga një i zgjedhur i Partisë Demokratike. Me realizimin e projektit për rikualifikimin e qendrës, fasadave dhe një pedonaleje të gjatë synohet tërheqja e turistëve.“Ne investimet për Rilindjen Urbane i japim për Përmetin. Pastaj me kë është ky, e di ky, neve nuk na duhet kjo punë”, tha Rama.

Por kryeministri e ndryshoi tërësisht tonin, kur u pyet në Gjirokastër për Lëvizjen Socialiste për Integrim. “Ne kemi punën tonë, LSI-ja është në punën e saj. Jemi dy parti të një aleance dhe terreni është kaq i madh, saqë jo vetëm ka vend për t’u rritur së bashku, por ka edhe nevojë për t’u rritur së bashku”, deklaroi kryeministri Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?