“Rinasi”, Gjosha: E paimagjinueshme që pas 8 vjetësh qeverisje, për një problem kaq banal të thuhet “është faji i Saliut”

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, përfshihet në replikat dhe akzuat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me çështjen e aeroportit të Rinasit.

Përmes rrjeteve sociale, Gjosha shprehet se bllokimi i Rinasit tregon jo vetëm paaftësinë e kësaj qeverisje, por dhe autoritarizmin e saj.

Gjosha thekson se është e paimagjinueshme që pas 8 vjetësh qeverisje, për një problem kaq banal të thuhet akoma pa lidhje “është faji i Saliut”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bllokimi i Rinasit tregon jo vetëm paaftësinë e kësaj qeverisje, por dhe autoritarizmin e saj. Kontrollorët e Rinasit nuk mund të trajtohen si specialistët e Ministrive pasi të veçantë për profilin e punës që kryejnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

U duhen 4 vjet të marrin një license ndërkombëtare dhe vit për vit bëjnë testime teknike dhe psikologjike. T’i largosh nga puna me një telefonatë është e paimagjinueshme!

Akoma më e paimagjinueshme është që pas 8 vjetësh qeverisje për një problem kaq banal të thuhet akoma pa lidhje “është faji i Saliut”.

Në 25 Prill duhet ta largojmë sa më parë të paaftët dhe ata që mendojnë se pushteti është   një mjet për të goditur qytetarët!”, shprehet Klajda Gjosha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?