Rindërtimi/ Erdogan pret Lindita Nikollën: Do të vij personalisht në Shqipëri për inaugurimin e apartamenteve

Kryeparlamentarja shqiptare Lindita Nikolla ndodhet në një vizitë zyrtare në Turqi.

Në vijim të vizitës zyrtare një pritje të ngrohtë i rezervoi kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, edhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan. Gjatë takimit kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen e thellë për rolin, angazhimin dhe kontributin personal të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në forcimin e marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik midis të dy vendeve.

”Ne gjithashtu vlerësojmë dhe Ju falenderojmë për rolin e Turqisë si lobuese e fuqishme në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, zërin e fuqishëm të Turqisë në NATO për institucionalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si një premisë drejt paqes e stabilitetit në Ballkanin Perendimor, dhe do të dëshironim angazhimin e Turqisë edhe në ndalimin e fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga disa shtete”.

Ndër të tjera kryeparlamentarja i shprehu Presidentit Erdogan mirënjohjen e thellë për ndihmën e që Qeveria turke i ofroi Shqipërisë për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe të pandemisë dhe e informoi se 524 apartamentet e banimit në bashkinë e Kurbinit kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjet në janar 2022.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, rikonfirmoi vendosmërinë për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë, zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe të Partneritetit Strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë dhe dha lajmin e mirë se do vijë personalisht në Shqipëri për inaugurimin e apartamenteve.

 

SHKARKO APP