Rindërtimi në Kavajë, Rama ironizon PD-në: Sot bravat i keni të sigurta!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kavajë, ku u dorëzuan edhe 206 banesat e bllokut të dytë, pas bllokut të parë të pallateve ku 153 familje hynë në shtëpi të re këtë vit të ri.

Në fjalën e tij, Rama ka ironizuar edhe situatën në Partinë Demokratike, kur tha se bravat e dyerve të shtëpive të reja që kanë marrë qytetarët, i kanë të sigurta, e i këshilloi të kenë kujdes “mos ua marrin të tjerët”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Pas kaq shumë pune me jo pak vështirësi, dhënia e çelësave për gjithë këto familje, për gjyshër, gjyshe, prindër, fëmijë e shumëkënd ndër ju që me të drejtë ka qenë mosbesues dyshues e mbase e tani që flasim mund të ketë ndonjë që akoma nuk e beson që kjo është realitet e jo një ëndërr.

Askush s’duhet të ketë merak nga ju që keni ardhur këtu, bravat i keni të sigurta, bravat janë të lira. Bëni kujdes se mos vijnë ata të tjerët e jua bllokojnë prapë se jeni nga Kavaja ju e çoku ngatërroheni me ato dy gishtat.

Për ne me rëndësi që përtej shakave i ka shërbyer të gjithëve pa dallim pa parë majtas e djathtas por vetëm drejt, duke bashkuar forcat e duke bashkuar të gjithë në komunitete të reja.

SHKARKO APP