Rindërtimi pas tërmetit, PD-Ramës: Ke dështuar në mënyrë spektakolare

Partia Demokratike ka replikuar me kryeministrin Edi Rama për rindërtimin pas tërmetit. Dorjan Teliti ka thënë se skema e rindërtimit të shtëpive të dëmtuara ka dështuar, ndërkohë që njofton se për një vit janë ndërtuar rreth 48 shtëpi nga 3389 të dëmtuara.

”Rama ka dështuar në mënyrë spektakolare me rindërtimin. Asnjë video 3D e konferencës për shtyp nuk e fsheh dot gënjeshtrën dhe mashtrimin për banesat e qytetarëve. 1 vit pas tërmetit, Rama ka ndërtuar gjithsej 48 shtëpi nga 3,389 të dëmtuara, 1.4% e totalit. Në Thumanën e goditur më rëndë nga tërmeti, Rama nuk ka ndërtuar asnjë shtëpi, asnjë godinë publike. Treguesi më i drejtpërdrejtë i dështimit me rindërtimin është vendimi i Ramës në shtator për përgjysmimin e financimit në buxhetin 2020 për fondin e rindërtimit akorduar për FSHZH. Që banesat e qytetarëve nuk do të ndërtohen këtë vit e tregon qartësisht heqja e fondeve të parashikuara për rindërtimin nga buxheti i këtij viti”,-tha ai.

SHKARKO APP