Rindërtimi pas tërmetit. Shumat që kanë dhënë vendet e BE
Në Bruksel që prej orës 14:30 po zhvillohet Konferenca e Donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama u bëri thirrjeve vendeve pjesëmarrëse në Konferencë që të ndihmojnë Shqipërinë në moment të vështirë, pasi vendi është i vogël për të përballuar një faturë kaq të madhe nga dëmet. Dëmet llogariten 980 milionë euro, teksa rindërtimi kërkon rreth 1.08 mld euro.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von de Leyen është shprehur se BE-ja do të japë 100 milion euro për Shqipërinë. Duke mos përfshirë 15 milionët që ka dhënë KE. ”Ne kemi dëgjuar histori që të prekin zemrën nga kjo tragjedi. Kjo është një histori dhimbje dhe histori shërimi. Kjo pjesëmarrje dëshmon se ne jemi në krahun tuaj. Solidariteti shpëtoi jetë njerëzish nga kjo tragjedi shqiptare. Nevojat e Shqipërisë janë të mëdha dhe urgjente. Sot ne jemi këtu të dëshmojmë dhe të marrim angazhimet tona për popullin shqiptarë. Ne bashkë duhet ta bëjmë Shqipërinë më të fortë”,- tha Ursula von de Leyen.
SHIFRAT E DONACIONEVE
BE- 100 milion euro,
KE- 15 milion euro,
Gjermania – 11 milion euro,
Italia- 65 milionë euro,
Franca- 100 milion euro,
Suedia- 5.6 milion euro,
Britania e Madhe- 1 milion pound,
Kroacia- 1 milion euro,
Luksemburgu- 250 mijë euro,
Serbia- 2 milionë euro,
Polonia- 2.7 milion euro,
Danimarka- 2.7 milione euro,
Greqia- 2.5 milione euro dhe 200 shtëpi,
Holanda- 3 milion euro,
Sllovakia jep 250 mijë euro për rindërtimin e objekteve arsimore,
Austria jep 1 milion euro për rindërtimin,
Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna,
Sllovenia do të japë 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura,
Hungari 5.6 milione euro,
Finlanda jep 300 mijë euro,
Bullgari 375 mije euro,
Spanja 20-25 mije euro,
Rumania jep 2 milion lei,
Mali i Zi 500 mije euro,
Maqedonia e Veriut 6 milion denar,
Kosova 200 mijë euro,
Bosnje Hercegovina 100 mijë marka,
Banka Islamike për Zhvillim do të jape 365 milion euro kredi për programe financimi ne 5 vite,
Banka Botërore 160 milionë euro kredi,
Banka Europiane e Investimeve, një hua për sektor privat, një hua për strehim deri në 100 milion euro,
Banka e Këshillit të Europës 155 milion euro grante dhe 100 milion euro hua,
Banka Europiane për Rindërtim (BERZH) 100 milion euro për rindërtimin. 1 mln euro projekte. 18 mln euro hua për ujësjellësin,
Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndërtojë 2 mijë njësi banimi me vlerë 70 milion euro,
Zvicra 9 milionë euro grante për rindërtim,
Katari 5 milion dollare amerikane per rindertim,
SHBA 3.9 milion dollare dhe 800 mije dollare per monumentet e demtuara,
Japonia jep 2.5 milione euro per rindertim,
Azebajxhan 500 mije euro,
Norvergjia 21 milion korona norvegjeze,
Republika e Koresë jep 300 mije dollare amerikane,
Principata e Lihtenshtajnit 50 mije euro,
Algjeria 50 mije euro,
Brunei 50 mije dollare per rindertim,
UNICEF jep 500 mije euro per kopshte dhe shkolla,
Ndërkohë ndër të tjera disa nga shtetëset pjesmarrëse në Konferencën e Donatorëve në Bruksel janë shprehur se do të dhurojnë ndihmë për Shqipërinë por nuk kanë dhënë shifra në lidhje me vlerën që
Portugalia do ta mbështesë Shqipërinë me ndihmë financiare dhe asistencë, por nuk jep shifër.
Malta premton ndihmë financiare por nuk jep shifër,
Irlanda premton ndihmë por nuk jep shifër,
Spanja thotë se do të mbështesë Shqipërinë por nuk jep shifër.
Lexoni edhe…
SHBA i jep Shqipërisë 5 milion dollarë
Banka e Zhvillimit Islamik jep 365 mln, Emiratet Arabe 70 mln
Axhenda –
Ora 14:30-15:00
Hapja e Konferencës nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen.
Fjalimi i kryeministrit të Shqipërise, Edi Rama.
Fjalimi i Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel.
Ora 15:00-15:10
Video në lidhje me tërmetin dhe reagimi i shpejtë i autoriteteve.
Ora 15:10-16:00
Prezantimi i vlerësimit të nevojave pas katastrofës nga Milva Ekonomi.
Prezantimi i mekanizmave financiarë për kanalizimin e fondeve të rindërtimit nga Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj.
Fjalime nga Kombet e Bashkuara- Miljana Spoljaric, asistente e Sekretarit të Përgithshëm të Kombeve të Bashkuara, Asisntenti i Administratorit të UNDP,dhe Drejtor i Zyrës Rajonale të UNDP për Evropën dhe CIS.
Ora 16:30-18:30
Fjalim nga Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.
Ora 18:30-18:40
Mbyllja e konkulzioneve, Komisioneri Oliver Varhelyi.
Ora 18:45-19:00
Konferencë