“Rindërtimi po ndikon ekonominë”, Rama: Të këqijat nuk vijnë vetëm për keq

Kryeministri Edi Rama në konferencën ‘Ekonomia në fokus’ deklaroi sot se tërmeti i 26 nëntorit ka hapur një hapësirë të re për programin e rindërtimit, duke ndikuar kështu edhe në ekonominë e vendit.

Sipas Kryeministrit Rama, të këqijat nuk vijnë vetëm për keq, sepse kantierët e ndërtimit, të cilët po merren me rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti, ka bërë që shumë njerëz të çojnë një rrogë në shtëpi.

“Procesi i rindërtimit duhet të garantojë strehim cilësor për banorët e dëmtuar nga tërmeti. Ndaj fokusin sot do ta kemi tek rindërtimit, pas tërmetit që goditi vendin dhe punësim siç po garantohet për 27 mijë persona që janë përfshirë në këtë program dhe falë kantierëve të hapura në zonën e prekur çojnë rrogën në familjen e tyre. Si të gjitha të këqijat që nuk vijnë vetëm për keq, tragjedia e 26 nëntorit ka hapur një hapësirë të re për mundësira të reja dhe programi i rindërtimit ka ndikuar dhe po ndikon ndjeshëm në ekonominë tonë.”, tha Rama.

SHKARKO APP